Jep dorëheqje drejtori i NP “Parkingu i qytetit” në Shkup

1 minut lexim

Bojan Hristovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni ushtrues detyre, drejtor i N.P. “Parkingu i Qytetit”.

Hristovski njoftimin për dorëheqjen e tij e ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Për shkak të mosinteresimit të personit të parë të qytetit për nevojat e Shkupit dhe parkingjeve të qytetit, si dhe për shkak të zvogëlimit drastik të mbështetjes së projekteve që sot po i realizojmë me mjetet tona, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të N.P. “Parkingu i Qytetit”, ka shkruar mes tjerash Hristovski.

Story i mëparshëm

​Nesër në Gjilan nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor

Story i radhës

PSG kërkon portierin e Atletico Madridit

Të fundit nga