Jennifer Lopez vihet në siklet kur gjatë konferencës për shtyp, gazetari e pyet se a është e vërtetë që është ndarë nga Ben Affleck

min lexim

Jennifer Lopez më në fund u pyet në lidhje me spekulimet e vazhdueshme se martesa e saj me Ben Affleck ka përfunduar.

Interpretuesja e hitit “On The Floor”, 54 vjeçe, u godit me pyetjen e nxehtë gjatë një konference për shtyp për promovimin e filmit të saj të ri “Atlas” në Mexico City të mërkurën.

Në një video tashmë të bërë virale, një gazetar mashkull tronditi turmën kur i kërkoi Lopez të konfirmonte nëse “thashethemet e Ben Affleck ishin ‘të vërteta’”, shkruan DailyMail.

Ajo dukej e tensionuar ndërsa u përpoq të qeshte, ndërsa bashkë-aktori i saj në film, u hodh shpejt në mbrojtje të saj.

Lopez – e cila ende mbante unazën e saj të martesës në gisht – më pas e qortoi me shaka burrin. “Ti di të bësh më mirë se kaq”, tha ajo.

Lopez nuk u përpoq të mohonte thashethemet se martesa e saj e katërt është drejt shembjes.

Publiku duartrokiti J.Lo për mënyrën se si ajo e tejkaloi situatën, ndërsa një nga panelistët – Simu – paralajmëroi gazetarët e tjerë që të largoheshin nga ajo linjë e pyetjeve.

“Mos hyni këtu me atë energji, ju lutem”, tha aktori 35-vjeçar kanadez.

Në një moment tjetër gjatë prezantimit, Simu i doli sërish në mbrojtje Jennifer Lopezit, ndërsa tha: “Sikur të mund të përfundoja me një gjë. Jennifer është producente në këtë film dhe arsyeja pse jam këtu dhe arsyeja pse Sterling (K. Brown) ishte në këtë film të bukur ishte sepse Jen kujdeset. Jen kujdeset për gjëra të tilla si përfaqësimi dhe diversiteti – dhe ajo është një shefe”.

Ndërkohë, video e ndërveprimit u shpërnda në Instagram nga ElGordoyLaFlaca, ku fansat ndanë mendimet e tyre në pjesën e komenteve.

Disa menduan se Lopez dukej dukshëm e mërzitur dhe ‘e lënduar’ nga pyetja e gazetarit.

“Ajo duket shumë e lënduar kur i bëhet kjo pyetje. Ata thjesht duhet ta lënë atë të qetë”, shkroi një përdorues i Instagramit.

Një tjetër fanse iu lut mediave që të mos ‘hynin në jetën e saj’.

Ndërkohë, Affleck u fotografua në Los Angeles, Kaliforni me djalin e tij 12-vjeçar Samuel.

Aktori i filmit “Argo” dukej i gëzuar pavarësisht spekulimeve për martesën. Ai u fotografua duke buzëqeshur teksa shëtiti me djalin që e ka me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, 52 vjeçe.

Lopez është divorcuar tri herë. Martesa e parë e këngëtares ishte me aktorin kuban Ojani Noa, 49 vjeç, në vitin 1997. Ajo zgjati vetëm 11 muaj.

Ajo u martua përsëri me koreografin Cris Judd, 54 vjeç, në vitin 2001, por ata u divorcuan në vitin 2003.

Lopez mirëpriti në jetë binjakët e saj Max dhe Emme, tani 16 vjeç, gjatë martesës së saj 10-vjeçare me krijuesin latin të hiteve, Marc Anthony, 55 vjeç.

Ata u martuan në vitin 2004 pas ndarjes së parë tronditëse të Lopez me Affleckun po atë vit. Anthony dhe Lopez u ndanë në vitin 2011 dhe divorci i tyre u finalizua në vitin 2014

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​“Yllin po e pret ferri”, mitrovicasit të bindur se Trepça shpallet kampion

Story i radhës

Deputetët në Kuvend e votojnë edhe një marrëveshje ndërkombëtare

Të fundit nga