jennifer lopez terheq vemendjen ne milano shfaqet elegante ne javen e modes 6ab3f69c0d114

Jennifer Lopez tërheq vëmendjen në Milano/ Shfaqet elegante në Javën e Modës

September 23, 2026
1 minut lexim

Jennifer Lopez vijoi pjesëmarrjen e saj në Javën e Modës në Milano, ku edhe një herë tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante.

Këngëtarja 57-vjeçare u fotografua të mërkurën duke dalë nga hoteli ku po qëndron në qytet, e veshur me një fund të shkurtër me printe leopardi, një pardesy në të njëjtin stil dhe taka të larta.

Lopez e kompletoi look-un me një çantë të zezë dhe syze dielli, ndërsa përshëndeti fansat përpara se të nisej për aktivitetet e radhës.

Image

Jennifer Lopez

Një mbrëmje më parë, J.Lo ishte ndër yjet kryesore të pranishme në eventin “Vogue World”, ku u shfaq me një fustan të zi të Dolce & Gabbana-s, me dekolte të theksuar dhe stil korseje. Ajo e kombinoi veshjen me doreza transparente, një varëse të spikatur në ngjyrë argjendi dhe smeraldi, si dhe këpucë me majë.

Lopez pritet të marrë pjesë edhe në sfilatën e Brunello Cucinelli, një markë me të cilën ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, kanë pasur prej kohësh një lidhje të veçantë si fansa të saj.

Pas qëndrimit në Milano, këngëtarja pritet të udhëtojë drejt Kanës, në Francë, për ceremoninë e “NRJ Music Awards”, ku është e nominuar së bashku me emra të njohur të muzikës, mes tyre Harry Styles, Ariana Grande dhe Bad Bunny.

Përveç angazhimeve në muzikë dhe modë, Jennifer Lopez vazhdon t’i kushtojë rëndësi edhe aktivitetit fizik. Ajo ka folur shpesh për rutinën e saj të stërvitjes dhe ushqyerjes, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe përgatitjes fizike.

Image

Jennifer Lopez

Në një intervistë për “Extra”, ajo ka treguar se përpiqet të kombinojë ushqyerjen e shëndetshme me stërvitjen, ndërsa në një intervistë për “CBS Mornings” ka shpjeguar se sot fokusohet në një rutinë “më të zgjuar, jo më të vështirë”, duke shfrytëzuar në maksimum kohën që ka në dispozicion për stërvitje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritja e cmimeve te naftes sllovakia pergjysmon cmimet e biletave te trenave dhe kufizon marzhen e fitimit per karburantet 6ab3f5d0e8d95
Lajmi i mëparshëm

Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

hasani shperthen ndaj vlen it po e mbroni stoilkoviqin po heshtni per deputetet shqiptare 6ab3fa8dd2588
Lajmi i radhës

Hasani shpërthen ndaj VLEN-it: “Po e mbroni Stoilkoviqin, po heshtni për deputetët shqiptarë”

Të fundit nga

ShkoLartë