Qeveria sllovake ka vendosur përgjysmimin e çmimit të biletave të trenave, si masë për të ndihmuar qytetarët në përballimin e rritjes së çmimeve të produkteve energjetike, Duke nisur nga data 1 tetor, reduktohen me 50 për qind biletat për trenat e klasit të dytë, dhe kjo masë do të rishikohet në bazë mujore.
Studentët dhe pensionistët nuk preken nga masa pasi ata udhëtojnë pa pagesë. Masë tjetër e marrë nga ekzekutivi I kryeministrit të vendit, Robert Fico ishte edhe kufizimi në 10 cent për litër i marzhit të fitimit të pikave të karburantit.
Fico ndërkohë akuzoi bashkimin evropian se po dështonte në adresimin e çmimeve në rritje të karburanteve dhe kërkoi mbledhjen e një samiti emergjence për këtë çështje.
“BE i ka lënë shtetet anëtare në mëshirë të ndikimeve të tmerrshme të krizës së naftës. Fakti që ne si shtete anëtare pritet që të kompensojmë çmimet astronomike të karburanteve në kurriz të pensioneve apo kujdesit shëndetësor është një dëshmi jo vetëm e paaftësisë së BE-së por edhe e cinizmit të saj”, theksoi Fico, një populist që ka mbajtur marrëdhëniet të ngrohta me Rusisë dhe vazhdimisht sulmon verbalisht be dhe NATO për kushtet ekonomike dhe përqasjen e perëndimit ndaj Luftës në Ukrainë.
Burimi: botasot.info


