Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani, akuzon VLEN-in dhe Qeverinë se po e mbrojnë ministrin Ivan Stoilkoviq pas incidentit të korrikut në Kuvend, ku, sipas tij, u ofenduan deputetë shqiptarë.
Hasani kërkoi sërish që të procedohet iniciativa për formimin e një komisioni anketues që do të hetonte dhe zbardhte rastin.
“Mos vallë VLEN-i është aq i varur nga kjo Qeveri sa nuk guxon të bëjë zë?”, deklaroi Hasani, duke kërkuar që ministri të japë llogari për sjelljen e tij.
Ai tha se Fronti Evropian nuk e pranon heshtjen e VLEN-it dhe kërkoi që Kuvendi të mos “fshihet pas formulimeve të përgjithshme”./Alsat.mk
Burimi: lajmpress.org


