instituti octopus dhe instituti bullgar per politike nderkombetare nenshkruajne memorandum bashkepunimi 6ab411321a432

Instituti “Octopus” dhe Instituti Bullgar për Politikë Ndërkombëtare nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

September 23, 2026
1 minut lexim

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” dhe Instituti Bullgar për Politikë Ndërkombëtare (BIIP) kanë nënshkruar të mërkurën një Memorandum Mirëkuptimi, duke krijuar një kornizë të re bashkëpunimi në fushën e hulumtimit dhe analizës së politikave.

Memorandumi është nënshkruar nga drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, dhe anëtari i Bordit Drejtues të Institutit Bullgar për Politikë Ndërkombëtare, Dr. Dimitar Keranov.

Marrëveshja parasheh zhvillimin e nismave të përbashkëta kërkimore dhe analizave krahasuese të politikave, hartimin e dokumenteve dhe raporteve analitike, si dhe shkëmbimin e hulumtimeve, publikimeve dhe materialeve të tjera profesionale ndërmjet dy institucioneve.

Bashkëpunimi do të përfshijë gjithashtu organizimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në konferenca, tryeza diskutimi, panele ekspertësh, webinare dhe aktivitete publike, përfshirë konferenca akademike që trajtojnë kërcënimet hibride dhe sigurinë rajonale.

Në memorandum parashihet edhe angazhimi i studiuesve dhe ekspertëve të dy institucioneve në aktivitete, publikime dhe programe të përbashkëta, si dhe bashkëpunimi në aplikime për grante dhe propozime projektesh për donatorë ndërkombëtarë.

Pjesë e bashkëpunimit do të jenë edhe shkëmbimet akademike dhe shqyrtimi i mundësive për vizita të ekspertëve, me synim forcimin e lidhjeve profesionale dhe kërkimore ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

Sipas memorandumit, të dy institucionet ruajnë pavarësinë e plotë institucionale, lirinë editoriale dhe autonominë kërkimore, ndërsa marrëveshja nuk i obligon palët që të mbështesin apo miratojnë qëndrimet dhe gjetjet e njëra-tjetrës.

Memorandumi ndërmjet Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, me seli në Prishtinë, dhe Institutit Bullgar për Politikë Ndërkombëtare (BIIP), me seli në Varna, është nënshkruar më 23 shtator 2026 dhe do të jetë në fuqi për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi me marrëveshje të ndërsjellë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hasani shperthen ndaj vlen it po e mbroni stoilkoviqin po heshtni per deputetet shqiptare 6ab3fa8dd2588
Lajmi i mëparshëm

Hasani shpërthen ndaj VLEN-it: “Po e mbroni Stoilkoviqin, po heshtni për deputetët shqiptarë”

mesazhet e vlora hysenit me ergys agasin zbulojne klanin e belinda ballukut ne ps dhe polici 6ab41190889a6
Lajmi i radhës

Mesazhet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin zbulojnë klanin e Belinda Ballukut në PS dhe Polici

Të fundit nga

ShkoLartë