Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez ka pozuar e zhveshur në fushatën e re për brendin e modës Revolve.

Aktorja dhe këngëtarja e famshme ka realizuar një reklamë për një linjë të re këpucësh, me trupin e mbuluar nga flokët e saj të gjatë.

53-vjeçarja e ka nisur bashkëpunimin me markën e përmendur në fillim të këtij muaji, ndërsa së fundmi ka lënë pas dore promovimin e këngëve të saj duke iu përkushtuar promovimit të linjave të modës dhe produkteve kozmetike.

Image

Jennifer Lopez

Si gjithmonë, reagimet e fansave ndaj fotografive të saja ishin pozitive:

“Seriozisht, je plakur më i mirë së kushdo në këtë planet planet”

“Je e përsosur nga koka te këmbët”

“Ben (Affleck) është një njeri me fat”

Kjo nuk është hera e parë që Lopez pozon nudo për një fushatë mode. Në vitin e kaluar, në ditëlindjen e saj, kishte pozuar e zhveshur për linjën e saj, JLo Body, njësoj kishte vepruar edhe në muajin dhjetor. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prej sot mund të aplikoni për racion të subvencionuar ata studentë të cilët deri më tani nuk e kanë realizuar këtë të drejtë

Story i radhës

Istanbul, në prag të Ramazanit xhamitë zbukurohen me Mahya

Të fundit nga