Jeni i zgjuar apo punoni fort? Si duhet të përgjigjeni

December 21, 2022
1 minut lexim

Daniel Schwartz, drejtori i Përgjithshëm i Restorantit Brand Ndërkombëtar, kompania mëmë e Burger King, Tim Hortons & Popeyes është një magji biznesi. Ai hyri në rolin drejtues në moshën 32-vjeçare pasi ngjiti mjaft shpejt shkallët e korporatës në fushën e investimeve dhe kapitalit privat.

Drejtimi i një kompanie miliona dollarëshe në një moshë të tillë është padyshim dëshmi se suksesi i Schwartz është një produkt i zgjuarsisë dhe punës së shumtë. Por ka një cilësi që ai e vlerëson më shumë se të tjerat nëpër intervistat për punë.

Lexoni: 6 gjëra që iu bëjnë të dukeni të vrazhdë në një intervistë për punë

“Një pyetje që unë e bëj vazhdimisht është: “A jeni i zgjuar apo punoni shumë?’” tha ai. “Ju dëshironi punëtorë që punojnë fort. Ju do të habiteni se sa shumë njerëz më thonë,” Unë nuk kam nevojë të punoj fort, unë jam i zgjuar.” Seriozisht, përulësia është e rëndësishme.”

Schwartz thotë se dëshirën për të punësuar punonjës që punojnë fort me përulësi e ka marrë nga prindërit e tij.

“Ndoshta ndikimi më i madh që kam nga prindërit e mi ka të bëjë gjithmonë me respektimin e njerëzve të tjerë,” tha ai. “Gjithmonë e kam këtë parim, pa marrë parasysh se me kë po flas. Bota është një vend i vogël, jeta është e shkurtër dhe duhet të jesh i sjellshëm me njerëzit. Unë nuk e ngre asnjëherë zërin në punë dhe nuk kam shpërthime të çastit”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti, ja temperaturat për ditën e mërkurë

Story i radhës

Dita nis me kthjellime, si do të ndryshojë moti orët në vijim

Të fundit nga

ShkoLartë