“Jemi një hap përpara të tjerëve me armët”, Putin shton dozën e kërcënimeve zbulon vendimin e rrezikshëm që ka marrë

min lexim

Presidenti rus Vladimir Putin në ceremoninë e hapjes së forumit ushtarak të Ushtrisë 2022 në Kubinka, tha se ushtria ruse po përmbush të gjitha detyrat.

“Gjatë operacionit special ushtarak ushtarët tanë së bashku me luftëtarët e Donbasit kanë kryer me nder detyrën e tyre, duke luftuar për Rusinë, për një jetë paqësore në Republikën Popullore të Donetskut dhe Luganskut”, tha Putin në forumin “Ushtria – 2022”.

Ndërkohë Puti ftoi aleatët dhe partnerët e Rusisë të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, teksa shtoi se Rusia vlerëson shumë aleatët e saj.

”Rusia sinqerisht ushqen lidhje të forta, miqësore dhe të besueshme historikisht me vendet e Amerikës Latine, Azisë dhe Afrikës dhe është e gatshme t’u ofrojë aleatëve dhe partnerëve të saj llojet më moderne të armëve – tha Putin.

Sipas fjalëve të tij, duke zhvilluar bashkëpunimin ushtarako-teknik, duke bashkuar përpjekjet dhe potencialin, Rusia dhe partnerët e saj do të jenë në gjendje të sigurojnë siguri dhe stabilitet të besueshëm si për veten e tyre ashtu edhe për botën në tërësi.

“Ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë aleatëve tanë llojet më moderne të armëve, nga armët e vogla deri te mjetet e blinduara dhe artileria për luftimin e avionëve dhe dronëve”, tha Putin.

Putin shprehu nevojën për t’iu përgjigjur fuqishëm përpjekjeve për të falsifikuar historinë e Luftës së Dytë Botërore, manifestimeve të neo-nazizmit, rusofobisë dhe racizmit.

”Nuk duhet të harrojmë mësimet e tragjedisë së tmerrshme që solli nazizmi njerëzimin në shekullin e 20-të. Detyra jonë është të reagojmë fuqishëm ndaj përpjekjeve për të falsifikuar historinë, të kundërshtojmë përhapjen e çdo forme të neonazizmit, rusofobisë dhe racizmit”, theksoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tha se marrëdhënia e tyre nuk do të zgjaste, Ilir Shaqiri reagon pas lajmit të shtatzanisë së Einxhel

Story i radhës

Leskaj ngre alarmin: Porti i Vlorës si Porti i Durrësit, sekti ‘Rama’ do të përfitojë pjesën e ‘luanit’

Të fundit nga