“Jemi në krahë të Ukrainës”, Balla flet për inceneratorët: Opozita po interesohet për buxhetin e bashkive në 2027

February 24, 2022
1 minut lexim

schedule13:53 – 24 Shkurt, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend ka komentuar situatën kritike të orëve të fundit mes Rusisë dhe Ukrainës ku thekson se cënimi i jetës së civilëve është i papranueshëm.

Balla në fjalën e tij thekson se të gjithë i bashkohen pa dallim partie NATO-s dhe qëndrimit të saj në këtë konflikt.

Qeveria Shqiptare është në krahë të Ukrainës, dhe një cënim i jetës së lirë dhe një nga aktet më të tmerrshme që nga Lufta e Dytë Botërore, këtu i bashkohemi të gjithë pa dallim politik NATO-s për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Të gjithë e dimkë2 se në Ukrainë kemi dhe një minoritet shqiptar, ndaj do të mbështesim çdo vendimmarrje të qeverisë shqiptare”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Balla ka komentuar dhe punën e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ku ka theksuar se është për të ardhur keq që dje u duk qartazi se një aferë e madhe korruptive është mashtrim, dhe opozita po interesohet për buxhetin e bashkive në 2027.

Unë mendoj se Komisioni Hetimor tashmë ka një detyrë që është përgatitja e raportit, njëllojsi gjykatat që tërhiqen për të marrë një vendim, ne do të presim raportin e tyre në afatin 10 ditor që ato kanë. Në këtë këndvështrim një gjë është e qartë si drita e diellit, Ju paskeni pas hallin sesi do të jetë buxheti i bashkive në 2027 dhe sesi do të vijojë buxheti për vitin 2047 dhe faleminderit që ju na tregoni se ne do të jemi në pushtet deri në këtë vit. Të jeni të sigurtë se asgjë në atë që u ngrit nuk do të qëndrohet”, është shprehur Balla. /

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ahmeti me ministrat e BDI-së mbërrin në Shqipëri! Nis takimet me Edi Ramën

Story i radhës

SHBA-të ngrenë urgjentisht në ajër “përbindëshin” e qiejve pas sulmit rus ndaj Ukrainës

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë