Jeff Bezos është zotuar se do të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi. Në një intervisë për CNN, miliarderi tha se fondet do të dhurohen për të luftuar ndryshimet klimaterike dhe për të mbështetur njerëzit që mund të ndihmojnë përballë problemeve si ndarjet sociale dhe politike.
Ai është kritikuar për mosnënshkrimin e Giving Pledge, i cili përbëhet nga qindra njerëz më të pasur për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për qëllime bamirësie. Duke folur së bashku me partneren e tij Lauren Sánchez, tha se po “ndërton kapacitetin për të qenë në gjendje të dhurojë këto para.”
Exclusive: Jeff Bezos tells CNN that he’ll give away the majority of his $124 billion net worth during his lifetime, the first time he’s made such a promise. https://t.co/br4nQKVR3n pic.twitter.com/puR4MFOAAo
— CNN International (@cnni) November 14, 2022
I pyetur nëse ai synon të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij brenda jetës së tij, Bezos tha: “Po, po”. Megjithatë, personi i katërt më i pasur në botë nuk pranoi që të thoshte saktësisht se sa do të jepte ose ku planifikon t’i jepte këto para.
Burimi: GAZETA.MK