Jeff Bezos premton të dhurojë të gjithë pasurinë për bamirësi

1 minut lexim

Ish shefi i Amazon Jeff Bezos është CEO më i fundit i teknologjisë i cili do të shquhet për filantropinë e tij. Themeluesi i Amazon tha gjatë një interviste në CNN se synon të dhurojë shumicën e tij të pasurisë prej 124 miliardë dollarësh për bamirësi.

Shumica do të shkojë për të luftuar ndryshimet klimatike apo për të krijuar unitet për njerëzimin. Ndërsa Bezos ndau shumë pak detaje, ai dhe partnerja e tij Lauren Sanchez ishin duke ndërtuar kapacitet e nevojshme për dhurimin e pasurisë.

Më përpara ekzekutivi kishte premtuar 10 miliardë dollarë përgjatë dekadës për Fondin e Tokës së Bezos për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Ish bashkëshortja e tij MacKenzie ka dhuruar tashmë 4 miliardë dollarë në disa organizatat muajt e fundit.

Strategjia nuk është diçka e padëgjuar. Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates shquhet për donacionet për bamirësi. Mark Zuckerberg në 2015-ën premtoi të dhuronte 99% të aksioneve të tij me vlerë prej 45 miliardë dollarësh në Iniciativën Chan Zuckerberg. /CIO Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronela Hajatit ia vjedhin të gjitha paratë dhe kartelat në Londër: Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam identitet

Story i radhës

Gara për Kongresin, demokratët sfidojnë historinë në zgjedhjet e mesmandatit

Të fundit nga