“Je një lopë, një balenë”/ Aulona Musta zbulon mesazhin që mori nga një vajzë në rrjetet sociale: Burri tallet…

April 22, 2022
min lexim

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, ishte sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” për të folur rreth fenomenit “body shaming””, paragjykimeve dhe bullizimit që i bëhet njerëzve me përmasa të ndryshme në Shqipëri.

Sipas Aulonës, ky fenomen është kudo dhe ka ardhur me përhapjen e rrjeteve sociale. Falë këtyre të fundit, njerëzit janë më të ekspozuar dhe komentet bëhen më lehtë.

“Nëse më përpara i shihje modelet në revista, sot duke pasur akses në një gamë të gjerë, sheh njerëz herë të modifikuar me fotoshop herë nga ndërhyrjet kozmetike dhe të krijohet përshtypja se të jesh brenda këtyre parametrave është normale dhe nëse nuk je, atëherë je ti gabim dhe kështu fillon të ulët vetëvlerësimi. Të tjerët më pas nisin të të etikojnë, të tallin dhe të përjashtojnë. Çdo epokë ka pasur imazhet e veta që quheshin idealet. Para disa viteve pëlqeheshin femrat e kolme dhe nëse kishe imazhin me trupin muskuloz bullizoheshe, talleshe dhe quheshe femër e shëmtuar. Sot është bërë më i aksesueshëm mendimi i turmës, nëse komentet para 30 viteve bëheshin te lagjja sot kanë përmasa më të mëdha. Njerëzit janë të ndryshëm, konstrukti është i ndryshëm, historia e jetës po ashtu, genetika është e ndryshme. Ka njerëz që e kanë të trashëguar genin e obezitetit dhe nuk kanë çfarë të bëjnë”,u shpreh moderatorja e cila herë pas here reagon ndaj fenomeneve të tilla.

Ndërsa e pyetur se cilat janë mesazhet më të çuditshme që ajo merr në rrjetet sociale, Aulona vendosi që të tregonte shembullin e fundit.

“Një nga vajzat që stërvitet me programin tim, më tha që nuk mundet dot më, do të heqë dorë. Familjarët i thonë ‘hiq dorë se nuk ke për t’u dobësuar asnjëherë, je një lopë, një balenë’. Burri i saj tallet me atë gjithashtu. Realisht nervozohem aq shumë, nëse mendon se nuk do ia dalë mos e thuaj, përkundrazi duhet ta mbështesësh, ta shtysh më shumë. Do dështoj për veten e tij/saj edhe nëse e bën. Sado që ju them që duhet të bëheni të fortë mendërisht, jo të gjithë janë kaq të fortë. Në fillim duhet të punosh me mendjen. Duhet të jemi një shoqëri më motivuese. Jo të gjithë e kanë forcën mendore që atë komentin e keq ta përballojnë dhe ta hedhin në koshin e plehrave”, tha ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gruaja e boksierit vrapon sapo shikon personat e armatosur

Story i radhës

“Prurjet” e Putinit në NATO

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë