“Je ndërtuese prandaj të djeg”, debate të forta mes Veliajt dhe Tabakut në komision

February 22, 2022
1 minut lexim

Komisioni Hetimor për Inceneratorët u përfshi nga debate mes kryetares Jorida Tabaku dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili është thirrur për të dëshmuar.

Partia Demokratike pretendon se Veliaj në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore ka dhënë miratimin për projektin e inceneratorit të Tiranës, në një kohë kur kjo kompetencë i takonte Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Veliaj: Je ndërtuese prandaj të interesojnë dherat.

Tabaku: S’mund të merreni me jetën time.

Veliaj: Pse të djeg.

Tabaku: Familja ime është shumë e nderuar, përballë çdo organi hetimor.

Veliaj: S’ka asgjë të merresh me ndërtim, ti mendon se vetëm mafiozët janë ndërtues. Mua më flet puna, Tirana është më e pastër.

Tabaku: Për koncesionarin e Tiranës 45 mln euro. Turp është të vjedhësh siç ke bërë ti.

Veliaj: Është marrëdhënie mes dy privatësh.  Do bëhesh me tiroide.

Tabaku: Është shumë e rëndë, je duke ofenduar gjithë zonjat.

Veliaj: Nuk vuaj unë nga këto komplekse. Ky është vendimi i Këshillit Bashkiak. Është marrëdhënie mes dy privatësh, hapej gropa e hidhej buzë rrugës, në buzë të Erzenit, në lumin e Tiranës. Tek fusha e Aviacionit tek pallatet që zonja thotë jemi familje pronarësh.

Tabaku: Çështja është a e ke vjedhur Tiranën. A ke marrë vendim që i ke shtuar 45 mln euro koncesionarit të Tiranës? Vjen nga kultura e hedhjes së dherave, Enver Hoxha do ishte krenar për ty.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Merr fund lidhja e Donaldit me Beatrixën, ky është veprimi i papritur i Albanit

Story i radhës

Osmani takoi delegatin apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, flasin për thellim të bashkëpunimit

Të fundit nga

Lirohet Berisha, reagon Meta nga qelia

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës. “Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë
ShkoLartë