jave vendimtare per kombetaren e hendbollit 6818c3597d877

​Javë vendimtare për Kombëtaren e Hendbollit

May 5, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është grumbulluar të dielën mbrëma në prag të ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Euro 2026.

Të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja pret Kombëtaren e Ishujve Faroe. Ndërkohë të dielën e javës së ardhshme, më 11 maj, Kombëtarja jonë luan ndaj Holandës në ‘s-Hertogenbosch.

Këto janë ndeshjet e fundit të fazës së fundit kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Pas katër ndeshjeve, Kosova ka tri pikë. Nga katër pikë i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Ishujt Faroe janë në vendin e parë me pesë pikë.

Gara në grup është plotësisht e hapur. Të gjitha katër kombëtaret janë në garë për kualifikim në Evropian.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

trump thote se do ti jape me shume afat tiktok nese eshte e nevojshme 6818c2692a8a1
Story i mëparshëm

Trump thotë se do ti japë më shumë afat TikTok nëse është e nevojshme

paraqesin nje rrezik te madh librat rreth shendetit mendor te shkruara nga ai 6818c44901a76
Story i radhës

Paraqesin një rrezik të madh librat rreth shëndetit mendor të shkruara nga AI

Të fundit nga

ShkoLartë