Javë mjaft e nxehtë, vende-vende me rrebeshe shiu dhe fronti i fuqishëm i fundjavës!

1 minut lexim

Kjo javë ka filluar mjaft e nxehtë, ndërsa një front kalon përmes Shqipërisë duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, vende-vende intensive.

Në Kosovë reshjet nga ky front do të jenë më të pakta dhe vetëm në disa lokacione, megjithatë priten reshje sidomos të mërkurën.

Rrebeshet e shiut do të fillojnë mëngjesin e së martës në Shqipëri duke vazhduar herë pas here gjatë ditës dhe natës deri të mërkurën. Reshjet do të jenë të karakterit lokal.

Më së shumti reshje priten në veri-veriperëndim të Shqipërisë, vende-vende edhe në viset tjera, ndërsa në Maqedoninë Veriore priten pak reshje, paksa më shumë në veriperëndim të vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qëlluan me armën e shërbimit qytetarin, shpallet në kërkim efektivi, detyrim paraqitje për dy të tjerë

Story i radhës

Panik dhe kaos ndërsa civilët nxitojnë të ikin nga rajonet kufitare në ditën më vdekjeprurëse që nga viti 1990

Të fundit nga