Armando Broja nuk do të luaj këtë edicion me Chelsean pas rikthimit nga huazimi te Southampton.
Reprezentuesi i Shqipërisë u rikthye te Chelsea pas një huazimi shumë të suksesshëm te Southamptoni ku luajti sezonin e tij të parë në Ligën Premier.
20-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e ‘shenjtorëve’ ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi një asistim.
Megjithatë ai nuk ka të ardhme në Stamford Bridge dhe këtë e ka konfirmuar Thomas Tuchel duke mos e marrë me vete në fazën përgatitore.
E përditshmja angleze Daily Mail ka raportuar se Chelsea planifikon shitjen e Brojës dhe kjo javë është vendimtare për shqiptarin.
Plot katër skuadra nga elita e futbollit anglez Liga Premier kanë shprehur interesim dhe janë gati të bëjnë oferta zyrtare për sulmuesin.
Newcastle United, Everton, Southampton dhe West Ham United janë katër klubet angleze që duan transferimin e shqiptarit.
Chelsea nga ana tjetër po pret ofertën më të mirë pasi dëshiron të fitojë mbi 30 milionë euro nga shitja e Brojës.