Dita e sotme nis me temperatura përvëluese ndërsa nga mesi i javës do të kemi ditët e shumëpritura me rënie temperaturash, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.
Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 42°C.
Sipas MeteoAlb, era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 2 në ballë.