Java e parë e vitit nis me mot me kthjellime dhe vranësira të pakta deri në mesatare, ndërsa mjegulla do të mbizotërojë në territorin shqiptar në mëngjes dhe në mbrëmje.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1 deri në 10 gradë, ndërkohë temperaturat maksimale do të shënojnë vlerat 11 deri në 14 gardë celsius në veri dhe 16 deri në 20°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Era do të jete me drejtim Veri – Perëndim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 balle në det të hapur.