Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm.
Të hënën do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Të martën pritet përmirësim i motit, me diell dhe vranësira të shpërndara.
Të mërkurën do të ketë intervale me diell, por edhe mundësi për reshje shiu. Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme. Të premten moti do të jetë i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 10°C.
Ndërsa temperaturat maksimale nga 8 deri në 20°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi. Në përgjithësi, java do të karakterizohet me mot të butë vjeshtor.
E hënë
Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të sillen nga 3-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 8-13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metra për sekondë.
E martë
Mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të sillen nga 4-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 13-18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 metra për sekondë.
E mërkurë
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të sillen nga 4-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 14-18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 metra për sekondë.
E enjte
Mot kryesisht i vranët dhe me riga të here pas hershme të shiut. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të sillen nga 4-9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15-20 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 metra për sekondë.
E premte
Mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të sillen nga 4-10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15-18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 metra për sekondë.
Burimi: botasot.info


