devoll mbytet ne lume 85 vjecarja 6af9d97e1851f

Devoll, mbytet në lumë 85-vjeçarja

November 15, 2026
1 minut lexim

Një 85-vjeçare është gjetur e pajetë në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, pasditen e sotme.

E moshuara ishte larguar nga banesa që në orët e mëngjesit, ndërsa rreth orës 14:00 trupi i saj u konstatua në ujërat e lumit. Sipas njoftimit paraprak të policisë, viktima dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se 85-vjeçarja është mbytur në lumë. Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, është gjetur pa shenja jete shtetasja F. M., rreth 85 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se është mbytur në lumë.

85-vjeçarja ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

java e ardhshme nis me vranesira e shi ja kur pritet permiresimi i motit 6af9d95c19487
Lajmi i mëparshëm

​Java e ardhshme nis me vranësira e shi, ja kur pritet përmirësimi i motit

irani hedh poshte kerkesen e gjermanise qe teherani te ndaloje pasurimin e uraniumit 6af9d9817b5be
Lajmi i radhës

Irani hedh poshtë kërkesën e Gjermanisë që Teherani të ndalojë pasurimin e uraniumit

Të fundit nga

ShkoLartë