mpb dhe keshilli i sigurise ne komunikacion me aktivitete parandaluese per viktimat ne trafik 6af9d89404a2b

MPB dhe Këshilli i Sigurisë në Komunikacion me aktivitete parandaluese për viktimat në trafik

November 15, 2026
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, sot në Parkun e Qytetit në Shkup realizuan një aktivitet të përbashkët edukativo-parandalues, me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve në Trafik.

Aktiviteti, me moton “Së bashku, me sjellje të përgjegjshme në trafik, të kontribuojmë për rrugë pa viktima!”, kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion, përmirësimin e kulturës së trafikut dhe uljen e numrit të aksidenteve dhe viktimave në rrugë.

Gjatë aktivitetit, qytetarëve iu shpërndanë fletushka me mesazhe parandaluese dhe thirrje për respektimin e rregullave dhe dispozitave të trafikut, si dhe për kujdes ndaj sigurisë personale dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Po ashtu, qytetarëve iu rikujtua se nga 15 nëntori ka hyrë në fuqi obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete. Drejtuesve të automjeteve iu bë thirrje që shpejtësinë dhe mënyrën e drejtimit t’i përshtatin me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugëve.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

james blunt rikthehet ne krye te klasifikimeve britanike pas 19 vitesh albumi i ri debuton ne vendin e pare 6af9bdf67936b
Lajmi i mëparshëm

James Blunt rikthehet në krye të klasifikimeve britanike pas 19 vitesh, albumi i ri debuton në vendin e parë

java e ardhshme nis me vranesira e shi ja kur pritet permiresimi i motit 6af9d95c19487
Lajmi i radhës

​Java e ardhshme nis me vranësira e shi, ja kur pritet përmirësimi i motit

Të fundit nga

ShkoLartë