Pesë ndeshjet e javës së 28-të të Abissnet Superiore, këtë herë janë shpërndarë në tri ditë gjatë fundjavës.
Kjo javë nis të premten me sfidën mes Egnatias kampione në fuqi dhe Vllaznisë kryesuese. Në stadiumin e Rrogozhinës pritet një 90-minutësh mjaft i luftuar.
Të shtunën zhvillohen dy ndeshjet Tirana-Bylis dhe Flamurtari-Elbasani, kurse të dielën luhen Vora-Partizani dhe Dinamo City-Teuta.
Gara është mjaft e ndezur, si për vendin e parë dhe “Final 4”, ashtu edhe për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar.
Burimi: botasot.info


