Java e 27 nis me një kryendeshjen Kukësi – Tirana

March 30, 2022
1 minut lexim

Periudha e Kombëtareve përfundoi dhe lojtarët rikthehen përsëri në klubet e tyre. Pas kuqezinjve, vëmendja shkon sërish te “Abissnet Superiore”. Java e 27 e kampionatit elitar shqiptar do të nisë më 2 prill dhe do të zhvillohet e ndarë në tre ditë.

Është pikërisht kryendeshja e javës ajo që do të shënojë fillimin e kësaj jave të re të “Abissnet Superiores”. Kukësi pret Tiranën dhe me shumë mundësi sfida mund të luhet në shtëpinë e re të verilindorëve, teksa stadiumi i rikonstruktuar është pranë hapjes së dyerve.

Ndërkohë në orën 16:45 luhet një ndeshje mjaft e rëndësishme për garën e mbijetesës. Dinamo do të masë forcat me Egnatian, në një përballje ku vlerë ka vetëm fitorja. Data 3 prill do të rezervojë vetëm një ndeshje, atë mes Teutës dhe Skënderbeut, ndërsa të hënën do të zhvillohen edhe dy sfidat e mbetura, Partizani-Laçi dhe Vllaznia-Kastrioti, për të përmbyllur kështu javën e 27 të kampionatit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e 27 e “Abissnet Superiores”:

2 prill:

13:45 Kukësi – Tirana

16:45 Dinamo – Egnatia

3 prill:

16:45 Teuta – Skënderbeu

4 prill:

17:45 Partizani – Laçi

17:45 Vllaznia – Kastrioti

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Bruce Willis diagnostikohet me afazi

Story i radhës

Mema kritikon Armando Brojën

Të fundit nga

Vendim i papritur

Trajneri Antonio Conte fitoi titullin e Serisë A me Napolin që në vitin e parë, por ende nuk e ka të qartë se ku do të jetë e ardhmja e tij. Juventusi

Telegram integron chatbotin AI Grok

Kompania xAI e Elon Musk do ti paguajë Telegram 300 milionë dollarë për të ofruar chabotin Grok për përdoruesit e saj. Kushtet e marrëveshjes janë thellësisht në favor të Telegram ndërsa 300
sqmken
ShkoLartë