Jasini i Sejdiut “hedh në ujë” punën e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në deponinë e Debërcës

min lexim

Me një status në Facebook shefi i kabinetit të Kryetarit të komunës së Zhelinës Jasin Shaqiri ka hedhur poshtë të gjithë punën dhe mundin e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës për menaxhim me kriza të cilët si asnjëherë më parë për kaq deponi të vogël ngritën tre aeroplan dhe tentuan dy herë duke hedhur ujë dhe material kundër zjarrit për të shuar në tërësi atë deponi që po digjej. Diheshte që edhe kjo ishte vetëm një tentim pasi Blerim Sejdiu nuk zgjoheshte dot nga gjumi i thellë dhe atë e zgjuan atë ditë aeropanët po zjarri tani më kishte hyrë në thellësi dhe Sejdiu katër ditë me radhë as nik kishte pa e as nuk kishte nuhatur tymin dhe e rën e djegur nga ajo deponi

Më poshtë fragment nga statusi i Shaqirit

Por, fatkeqësisht zjarri ende vazhdon të jetë aktiv! Pra, zjarri nuk u fik ende, edhe përkundër tentativave disaditëshe.
Aeroplanët ishin një moment me hudhjen e ujit, por ajo ditë u shëndrua më shumë në “show” mediatik nga exponentë që deshtën të përfitojnë politikisht nga rasti. Eksponentët në fjalë ishin një “copë here” dhe u zhdukën. U zhdukën bashkë me aeroplanët dhe nuk erdhën më asnjëherë sepse aq zgjati show!

Story i mëparshëm

Subvencionimi energjisë elektrike mirëpritet nga INDEP dhe pensionistët

Story i radhës

Kvaratskhelia nuk pranon vendimin e trajnerit Garcia

Të fundit nga