Jashari shënon, Bislimi asiston në ndeshjen e veçantë të Zvicrës

1 minut lexim

Katër shqiptarë paraqiten titullarë për Schaffhausen-in, e cila si vendas ndahet baras (2:2) me Luzernin, në takimin e parë të play-autit.

Në ndeshjen e kthimit do të dihet se a do të mbetet Luzern në elitën e futbollit zviceran apo Schaffhausen do të rikthehet pas një kohe.

Në minutën e 54-të, Ardon Jashari shënoi për epërsinë (1:2) të Luzernit dhe Uran Bislimi asistoi në golin e parë të Schaffhausen-ut në minutën e 14-të.

Për Schaffhausen shënuan Bobadilla (14′), Del Toro (71′) dhe për Luzernin Schulz (4′-nga penalltia) e Jashari (54′).

Uran Bislimi, Valon Hamdiu, Jetmir Krasniqi, Bujar Lika, luajnë standardë për Schaffhausen-in. Hamdiu u zëvendësua në minutën e 62-të e Krasniqi në atë të 84-tën. Jashari luajti tërë takimin për Luzernin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Tërmeti godet Perunë, kamera kap momentin e përplasjes

Story i radhës

Policia Financiare ngriti kallëzim penal kundër shtatë personave në mesin e të cilëve edhe udhëheqës të EVN-së

Të fundit nga