Jashari për dënimin e “Calit”: Është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tanë dhe propagandave serbe

December 16, 2022
1 minut lexim

Në vazhdën e shumë reagimeve për shkak të dënimit nga Gjykata Speciale, të komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa me 26 vjet burgim, ka reaguar edhe djali i dëshmorit Hamzë Jashari, Bekim Jashari.

Dënimi i Komandant Calit, sipas Jasharit, do të thotë se lufta e UÇK-së ende nuk ka përfunduar dhe se “luftën e fituar me gjak, falë dëshmorëve, martirëve e luftëtarëve të lirisë sot po e humbim fatkeqësisht dhe kjo pasi nuk e mbrojtëm kurrë që nga paslufta”.

Dënimi i Mustafës, sipas tij vjen si pasojë e vendimeve të gabuara të politikanëve të Kosovës dhe nga propaganda serbe.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale është pasojë e vendimeve të marra nga të zgjedhurit tonë në njerën anë dhe propagandave serbe që nuk u ndalën asnjëherë kundër nesh përderisa  ne dhe “akademikët” tonë nuk bëjmë sa duhet në dokumentimin e luftës sonë të drejtë”, ka thënë ai.

“Kjo që po ndodhë sot a është e mjaftueshme për t’i bindur udhëheqësit tonë për unitet apo duhet të shpallemi kriminelë për të na bërë bashkë kundër misioneve që dëshirojnë dështimin e shtetit tonë. Sot të gjithë jemi UÇK, sot nuk duhet të jemi të asaj apo kësaj partie, sot është vonë për të mos u bërë e pamundur nesër, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare të njohur nga aleatët tonë ndërkombëtar”, ka vijuar ai.

Komandant Cali, sipas Jasharit, po dënohet “në emër të misioneve serbo-sllave për të barazuar krimin me viktimën, pra kriminelët e Serbisë që edhe sot shetitin lirshëm po tentojnë t’i barazojnë me çlirimtarët tonë”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haradinaj pas dënimit të Salih Mustafës: Besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së, shpresoj të marrë epilog tjetër

Story i radhës

Smartphone-t e duhur për studentët: Njihuni me veçoritë kryesore të Samsung Galaxy A33 dhe A53

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë