Jasharaj: Kurtin dhe Qeverinë do t’i zë mallkimi i minatorëve

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka reaguar për situatën me minatorët e Trepçës. Jasharaj përmes një reagimi për media ka thënë se Kurtin dhe Qeverinë e tij do ta zë mallkimi i minatorëve.

Jasharaj ka treguar se dje ka qëndruar për vizitë në Trepçë ku edhe ka parë teksa nxirreshin grevistët në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Kryeministër Kurti ty dhe Qeverinë do t’ju zë mallkimi i minatorëve. Kryeministër Kurti ty nuk po të lë hapësirë në këtë shkrim se je shumë i zënë me dialogun, por anëtarët e Qeverisë që ti drejton dhe ca deputet nga partia jote do t’i zë mallkimi i minatorëve grevistë që mezi marrin frymë në galerinë 800 metra nën tokë. I vizitova dje dhe teksa po pritnim të lëshoheshim në brendësitë e tokës , nga atje nxorën grevistë me gjendje të renduar shëndetësore e ata mallkonin institucionet dhe mendje e kishin të kolegët e tyre në thellësitë e nëntokës së Kosovës.”, ka shkruar Jasharaj.

Reagimi i plotë:

Kryeministër Albin Kurti, ty nuk po të lë hapësirë në këtë shkrim se je shumë i zënë me dialogun, por anëtarët e Qeverisë që ti drejton dhe ca deputet nga partia jote do t’i zërë mallkimi i minatorëve grevistë që mezi marrin frymë në galerinë 800 metra nën tokë.

I vizitova dje dhe teksa po pritnim të lëshoheshim në brendësitë e tokës, nga atje nxorën grevistë me gjendje të renduar shëndetësore e ata mallkonin institucionet dhe mendje e kishin të kolegët e tyre në thellësitë e nëntokës së Kosovës.

Kryeministër me këtë gjendjen time të rënduar shëndetësore bashkë me kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Shërbyesve civilë Ali Gashi dhe nënkryetarin e BSPK-së Skënder Lushtaku po bëheshim gati për të zbritur në galeri 800 metra nën tokë , por duhej pritur se ekipet kujdestare po nxjerrin goxha me vështirësi grevistë për t’i dërguar në institucione shëndetësore e ata të stërlodhur kundërshtonin të ndaheshin nga shokët grevistë, por edhe mallkonin. Mallkonin Qeverinë dhe udhëheqësit që nuk po qajnë kokën për ta e për kushtet tmerr të punës në minierë.

Kryeministër, ti nuk ke kohë për minatorët, por dërgoje këtë farë Dimal Bashën, që është i asgjëdijshmi, e që bën propagandë kundër minatorëve grevistë për pagat e tyre.

Kryeministër ata janë në grevë thellë nën tokën e Kosovës sepse as edhe një herë nuk janë të sigurt se do të marrin pagat e tyre.

Kur ke pak kohë të lirë o kryeministër Kurti , në vend që të pini çaja e të bëni reklama koti, merre Qeverinë dhe shumë ushtarë të face bukut dhe vizitoni minatorët me apo pa grevë.

Ti kthehu me Qeveritarët për të vazhduar dialogun e ushtarët tu të rrjeteve sociale urdhëroj të kalojnë , bile, një ditë nën thellësitë e tokës së Kosovës dhe të ndajnë fatin e “mirë” me minatorët.

Minatorë grevistë me ju dje e ndave lotin dhe dhembjen dhe isha njëri nga ata që u kujdeset sepse shëndeti im i dobët u bë problem për ju.

Punëtorët e arsimit, që nga çerdhet e deri në universitet ishin dhe janë me ju.

Story i mëparshëm

Ndihmoi dy vëllezërit të pastronin paratë e krimit, GJKKO lë në fuqi arrestin në shtëpi për Rajmonda Dashin

Story i radhës

Adri për Albyn: Krejt shqiptaria e ka parë materialin e saj, i thash duhet të pendohesh tek Zoti

Të fundit nga