Jasharaj kërkon që këtë vit furnizimi me libra të bëhet nga MASHTI

min lexim

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që këtë vit furnizimi me libra të bëhet nga MASHTI duke i dërguar tekstet shkollore në shkolla.

Po ashtu ai ka kërkuar nga Qeveria të bëjë rritjen e koeficientit për mësimdhënës dhe të plotësohen edhe kërkesat tjera të anëtarësisë.

“Kryetari Jasharaj kërkoi që furnizimi me tekste shkollore këtë vit të bëhet nga MASHTI duke i dërguar tekstet shkollore në shkolla si dhe të ketë libra të rinj për të gjithë nxënësit e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët, pra nga klasa 1 deri 9. Kryetari i SBASHK-ut, z. Rahman Jasharaj kërkoi nga zv. Ministri Kelmendi që Qeveria të bëjë rritjen e koeficientit për mësimdhënës dhe të plotësohen edhe kërkesat tjera të anëtarësisë, të cilat në formë të shkruar ia dorëzoi zv/ministrit Kelmendi”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Këto kërkesa Jasharaj i bëri në një takim me zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi , me të cilin diskutoi për fillimin e vitit të ri shkollor, pakënaqësitë dhe kërkesat e mësimdhënësve karshi Qeverisë.

Sipas njoftimit të Sindikatës, zëvendësministri ka premtuar se do t’i shqyrtojë me kujdes këto kërkesa të SBASHK-ut.

“Nga ana e tij, zëvendësministri Taulant Kelmendi premtoi se do t’i shqyrtojë me kujdes kërkesat e SBASHK-ut e pastaj informoi kryetarin Jasharaj për angazhimet dhe përgatitjet që po bën MASHTI lidhur me vitin e ri shkollor,” thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Portugali/ Kisha Katolike do të dëmshpërblejë fëmijët viktima të abuzimit seksual

Story i radhës

Neshat Murati në kërkim të skuadrës së re

Të fundit nga