jashanica drejt rikthimit ne shqiperi ja te cila skuader 62860b8e93a5e

Jashanica drejt rikthimit në Shqipëri, ja te cila skuadër

May 19, 2022
1 minut lexim

Bajram Jashanica përfundon kontratën aktuale me Ballkanin në fund të muajit të ardhshëm dhe në këto kushte, ish-mbrojtësi i Skënderbeut është në dyshime për të ardhmen e tij.

Ballkani do të provojë rinovimin me 31-vjeçarin, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Për mbrojtësin ka interes edhe nga Partizani, që e ka tentuar prej kohësh lojtarin nga Prishtina.

Gjithsesi, edhe Tirana e Kukësi po provojnë firmën me mbrojtësin, i cili edhe pse iu desh të pushonte pas atij pezullimi të famshëm, është kthyer në nivele të larta.

Ai ishte një nga shtyllat e ekipit nga Suhareka në këtë sezon, teksa tashmë mbetet të shihet nëse do të dojë të rikthehet të luajë në Kategorinë Superiore, ku arriti kulmin e karrierës apo oferta e Ballkanit do ta bindë të vazhdojë në Superligën e Kosovës.

Jashanicës i duhet të vendosë shpejt për të ardhmen, pasi tri nga katër klubet e interesuara janë drejt kualifikimit në kompeticionet europiane.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

eurointegrimet dhe kontesti me bullgarine fokusi i takimit xhaferi saracin 62860ad136d3e
Story i mëparshëm

Eurointegrimet dhe kontesti me Bullgarinë, fokusi i takimit Xhaferi- Saracin

ne ut u organizua kongresi nderkombetar i shkencave te natyres mjekesise dhe teknologjive 62860bfcc3aab
Story i radhës

Në UT u organizua Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave të Natyrës, Mjekësisë dhe Teknologjive

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek
ShkoLartë