​Jarinje, serbët pohojnë respektimin e marrëveshjes

min lexim

Zbatimi i marrëveshjes për letërnjoftimet në kufijtë veriorë të vendit që lidhin Kosovën me Serbinë është duke u zhvilluar normalisht dhe pa ndonjë problem.

Qytetarët nga Kosova të cilët udhëtojnë në drejtim të Serbisë nga kufiri i Jarinjes, si dhe anasjelltas, janë duke udhëtuar lirshëm pa pasur nevojë për dokumente shtesë hyrëse/dalëse.

Ata po udhëtojnë nga të dyja drejtimet duke përdorur vetëm letërnjoftimet e tyre.

Qytetarët serbë nuk e komentojnë shumë marrëveshjen për lëvizje vetëm me letërnjoftime.

Njëri prej tyre i quajtur Sllobodan Kuceroviq tha për mikrofonin e KosovaPress se e kishte kaluar kufirin pa ndonjë problem.

Kuceroviq: Kufirin e kalova pa problem

-Si e kaluat kufirin?

-Shkëlqyeshëm, pa problem.

-A ishte e nevojshme të plotësohej një formular?

– Jo, jo asgjë, jam nga Rashka, kaloj çdo ditë, hedh pak naftë këtu, nuk ka probleme.

-Jeni të kënaqur me marrëveshjen e fundit?

-Po çdo gjë do të jetë mirë, me besoni, ne për Prishtinën dhe tuajat për Serbi… Unë punoj taksi lart në Kopaonik, kështu që mund të shkoj pa problem në Prishtinë lart në Leposaviq dhe në Mitrovicë, gjithçka do të jetë mirë.

Ndërsa një tjetër qytetar serb, Nikola, u shpreh se nuk i intereson shumë politika.

Nikola: Nuk më intereson politika

-A ishte e nevojshme të plotësohej ndonjë formular dhe a jeni të kënaqur me këtë marrëveshje?

-Zotëri, jam i kënaqur me gjithçka që duhet të ndodhë, nuk më intereson politika.

-Nga po udhëtoni?

-Unë jam duke udhëtuar nga Rashka.

Situatë e ngjashme sa i përket lëvizjes së qytetarëve po mbretëron edhe në kufirin e Bërnjakut.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it janë pozicionuar nëpër lokacione të ndryshme si në drejtim të Jarinjes, ashtu edhe nga ana e Bërnjakut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident në Kuçovë/ I riu humb kontrollin e automjetit, humb jetën 46-vjeçarja

Story i radhës

Roth: E kuptoj zhgënjimin në Maqedoninë e Veriut nga BE-ja, ne kërkuam shumë

Të fundit nga