Japonia regjistroi rritje të krimeve të rënda seksuale në vitin 2022

Japonia regjistroi rritje të mprehtë të numrit të veprave të rënda seksuale në vitin 2022 krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rastet e dhunës ose kërcënimeve u rritën me 9,9 për qind, treguan të dhënat e qeverisë, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Agjencia Kombëtare e Policisë, numri i rasteve me marrëdhënie të detyruara është rritur në 19,3 për qind për qind krahasuar me atë të vitit 2021.

Rastet e përdhunimeve dhe llojeve të tjera të sulmeve seksuale janë rritur gjithashtu për të dytin vit radhazi, raportoi Agjencia e Lajmeve Kyodo, duke cituar të dhënat e fundit.

Qeveria japoneze ka themeluar qendra mbështetëse në të gjithë vendin për të ofruar konsultime për viktimat e krimeve seksuale dhe dhunës, duke ofruar mbështetje të tilla si ndihma për t’iu nënshtruar ekzaminimeve dhe këshillimeve dhe raportimi i incidenteve tek policia dhe avokatët, njoftoi agjencia.

Me një rritje prej 5,9 për qind, gjithsej 608.389 vepra penale janë raportuar në Japoni në vitin 2022, sipas shifrave të qeverisë.





Story i mëparshëm

City “blindon” adoleshentin e talentuar

Story i radhës

Erërat e forta, KEDS: Pa rrymë një numër i caktuar i konsumatorëve

Të fundit nga