Kultura e vendit “lindja e diellit” është transferuar në Katar si një shembull të sjelljes së lartë të tyre.
Kartolinat e Botërorit të Katar 2022 kanë bërë që të lënë imazhe të mahnitshme të futbollit, por jo vetëm kaq, tifozët japonez, besnik të traditave të tyre, nuk mund ta lejojnë stadiumin të papastër dhe janë të përkushtuar që të mbledhin mbeturinat pasi të përfundoi ndeshja.
Stadiumi Khalifa International, vendi ku u luajt ndeshja Japoni dhe Gjermani, dëshmoi një fitore të pa pritur të vendit nga Lindja e Largët mbi skuadrën europiane dhe kur ndeshja përfundoi, tifozët të cilët kanë udhëtuar nga Japonia në Katar, u përkushtuan që të largohen nga stadiumi duke e lënë atë sa më të pastër dhe rrjetet sociale e duartrokitën këtë sjelljen të tifozëve japonez.
Me qese të kaltra mbeturinash, tifozët ndalën festimet dhe filluan që t’i pastrojnë ulëset e tyre. Në një video, tifozët të renditur lartë u panë duke bartur mbeturinat poshtë.
Tani, tifozët e Samurai Blue vazhdojnë të marrin lëvdata në Katar për këtë traditë brenda dhe jashtë fushë që duket se është unike japoneze: duke pastruar stadiumet pasi që tifozët largohen.
Është bërë traditë e zakonshme që tifozët japonez të qëndrojnë në stadium pas fitores së Gjermanisë të mërkurën dhe ata e bën këtë edhe në stadiumin Khalifa.
Pasi që stadiumi u zbraz, tifozët japonez filluan me qeset e tyre të kaltra të mbeturinave për të punuar.
“Ajo çfarë ju mendoni së është speciale për ne aktualisht nuk është asgjë e pazakontë për ne”, tha Danno, një tifoz japonez për Al Jazzera.