Zyra e Kryeministrisë së Japonisë ka lëshuar një alarm emergjence, pasi raportohet se Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike mbi Japoninë.
Në njoftimin e kryeministrisë, janë renditur tri udhëzime që duhet të merren në rast të ndonjë rasti të paparashikuar.
Kujtojmë se OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut të testojë armë balistike dhe bërthamore. Fluturimi i raketave drejt ose mbi vende të tjera pa ndonjë paralajmërim ose konsultim paraprak është gjithashtu në kundërshtim me normat ndërkombëtare.
Më posht mund t’i lexoni këto tri udhëzime të lëshuara nga kryeministria japoneze.
Përkushtoni përpjekje maksimale për të mbledhur dhe analizuar informacionin dhe për t’i ofruar publikut informacion të shpejtë dhe të përshtatshëm.
Siguroni sigurinë e avionëve, anijeve dhe aseteve të tjera.
Merrni të gjitha masat e mundshme për masa paraprake, duke përfshirë gatishmërinë për raste të paparashikuara