​Japonia fillon të dërgojë gaz në Evropë

February 10, 2022
1 minut lexim

Qeveria japoneze konfirmoi gatishmërinë për të ofruar një pjesë të rezervave të saj të gazit natyror për të zbutur krizën energjetike në Evropën e përfshirë nga tensionet gjeopolitike mbi çështjen ukrainase.

Dje, ministri japonez i Ekonomisë, Koichi Hagiuda u takua me përfaqësuesen e BE-së në Japoni, Patricia Flor, si dhe ambasadorin e ri amerikan, Rahm Emanuel, duke i siguruar për furnizimet me gaz, raporton atsh.

Në Evropë muajin e ardhshëm do të mbërrijnë disa cisterna të gazit natyror të lëngshëm”, theksoi Hagiuda pa specifikuar sasitë e pritshme.

Tokio do t’u kërkojë kompanive vendase për të vënë në dispozicion furnizime për Kontinentin e Vjetër duke garantuar se edhe rezervat për vendin do të ishin të mjaftueshme.

Japonia, e privuar nga lëndët e para, deri në vitin 2021 ishte importuesja e parë e gazit në botë, dhe sipas analistëve, kontributi i saj do të jetë i limituar për të mos prekur autonominë e saj.

Kriza ruso-ukrainase mund të ofrojë një treg të ri për SHBA-në, që në pak muaj është bërë një nga eksportueset më të mëdha të gazit natyror në botë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto 3 shenja do të ndryshojnë shumë gjatë vitit 2022

Story i radhës

Instagram lançon hapësirën e re për kontrollimin e aktivitetit në aplikacion

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë