Japoni, ngrihet aktakuzë ndaj atentatorit të ish-kryeministrit Shinzo Abe

January 13, 2023
1 minut lexim

Gjashtë muaj pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, autoritetet gjyqësore në Japoni sot ngritën aktakuzë ndaj atentatorit për vrasje dhe shkelje të ligjit për kontrollin e armëve të zjarrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akuzat u ngritën pas një ekzaminimi mendor të Tetsuya Yamagami-t, 42 vjeç, i cili është shpallur “kompetent për të dalë para gjyqit”, raportoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo News.

Periudha e tij e paraburgimit për ekzaminim kishte skaduar të martën kur ai u transferua në një stacion policie në të njëjtën zonë nga Qendra e Paraburgimit në Osaka.

Yamagami kishte qëlluar dhe plagosur për vdekje Abe-n më 8 korrik të vitit të kaluar gjatë një fushate zgjedhore në qytetin perëndimor Nara.

Yamagami u arrestua menjëherë pasi qëlloi Abe-n, 67 vjeç, i cili më vonë iu nënshtrua plagëve në të njëjtën ditë në mbrëmje.

Ai ishte “nën vlerësim që nga 25 korriku për të përcaktuar nëse ishte mendërisht i aftë për t’u mbajtur penalisht përgjegjës për veprimet e tij”.

Sulmuesi kishte shënjestruar ish-kryeministrin Abe me besimin se ai kishte lidhje me grupin fetar të njohur si Kisha e Unifikimit, të cilin ai e urrente pasi besonte se donacionet e mëdha financiare që kishte bërë nëna e tij për grupin kishin shkaktuar që familja e tij të bankrotonte.

Grupi kontrovers u themelua nga një grup antikomunist në Korenë e Jugut në vitin 1954 dhe shpesh etiketohet si kult.

Më vonë u krijua në Japoni në vitin 1968 me mbështetjen e Abe-s dhe ish-kryeministrit japonez Nobusuke Kishi.

Pas arrestimit të Yamagami-t, policia kontrolloi shtëpinë e tij në Nara dhe konfiskoi disa armë të bëra vetë dhe barut.

Ai po hetohet gjithashtu për “dëmtim të një ndërtese pasi qëlloi me armë në një objekt të lidhur me Kishën e Unifikimit, një ditë para sulmit fatal”.

Që nga vrasja tronditëse e Abe-s, Japonia ka miratuar një projektligj që ndalon organizatat të “kërkojnë donacione keqdashëse”.

Projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve dhjetorin e kaluar pasi Japonia u përball me kritika për Kishën e Unifikimit.

Projektligji tani po diskutohet në Dhomën e Këshilltarëve, dhomën e lartë të parlamentit.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple do të reduktojë rreth 40 për qind nga paga vjetore e shefit të saj ekzekutiv

Story i radhës

Mourinho e thotë hapur

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë