Japoni, i dyshuari për atentatin ndaj ish-kryeministrit do të akuzohet pas vlerësimit psikiatrik

December 25, 2022
1 minut lexim

Tetsuya Yamagami, personi që kreu atentatin ndaj ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, do të akuzohet pas një vlerësimi psikiatrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, deklaratat që i dyshuari ka dhënë në procesin e hetimit lidhur me përgatitjen e armës së zjarrit për të goditur Abe-n, kanë siguruar që prokurorët të besojnë se i dyshuari ndodhet në kompetencën për t’u gjykuar.

Burime të afërta me çështjen thanë se prokurorët kanë vendosur që të akuzojnë të dyshuarin pas vlerësimit psikiatrik.

Procesi i ndalimit për të dyshuarin 42-vjeçar do të përfundojë më 10 janar 2023 për shkak të trajtimit psikiatrik.

Ish-kryeministri japonez Abe më 8 korrik u qëllua në gjoks gjatë në fjalimi në një aktivitet në ambient të hapur në mbështetje për fushatën zgjedhore të kandidatit të Partisë Liberal Demokratike në qytetin Nara të vendit.

Televizioni Shtetëror i Japonisë NHK njoftoi se ish-kryeministri Abe ndërroi jetë pasi u dërgua në spital me plagë të rënda pas sulmit.

Për Abe-n më 12 korrik në Tempullin Budist Zojo-Ji në qendër të Tokios u mbajt ceremoni e mbyllur mortore për mediat dhe me pjesëmarrjen e pak personave.

Prokuroria rajonale e Nara-s ka zgjatur afatin e paraburgimit të Yamagami-t për të shqyrtuar nëse është apo jo i aftë mendërisht për gjykim.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti uron Krishtlindjet: Mbizotroftë paqja, dashuri e besim

Story i radhës

Napoli futet në garë për 22-vjeçarin

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë