Jaoski: Edhe ky vit i rëndësishëm për komunën e Pllasnicës, do realizohen shumë projekte

Ka kaluar tashmë më shumë se një vit që kur kam marrë detyrën si kryetar i Komunës së Plasnicës, përgjegjësia ime si kryetar komune është gjithçka që kam premtuar dhe për ta realizuar komunën tonë si një vend më të mirë për të jetuar, së bashku me administratën komunale punojmë dhe luftojmë se çfarë të realizojmë më shumë projekte.

Ne kemi siguruar kontejnerë për grumbullimin dhe seleksionimin e mbeturinave në komunën e Plasnicës 59 kontejnerë të mëdhenj prej 1100 l. dhe 258 enë plastike prej 120 l. të destinuara për amvisëri dhe persona juridikë, e një pjesë janë të vendosura në hapësira publike në të gjitha vendbanimet e Komunës së Plasnicës, tha kryetari i komunës së Plasnicës z. Alija Jaoski në një bisedë lidhur me projektet që i ka realizuar për këtë periudhë.

Komuna e Pllasnicës gjatë këtij viti ka paraparë të realizojë shtatë projekte kapitale të cilat do jenë në shëbrim dhe të mirë të qytetarëve pasiqë ky vit ashtu si viti i kaluar do jetë shumë produktiv, kështu njofton kreu i komunës Alija Jaoski.

Ndonëse si komunë rurale e vogël dhe me territor, megjithatë kreu i komunës thekson se është destinacion shumë i rëndësishëm edhe për turizëm.

Gjatë këtij viti në territorin e komunës së Pllasnicës pritet që të vendosen panele fotovoltaike tek stacioni filtrues në fshatin Pllasnicë, ndërkohë që është në vijim e sipqër edhe kanalizimi atmosferik tek rruga CT2, derisa të njejtës pritet që t’i vendosen edhe ndriçimi publik projekte këto që janë ende në fazë të realizimit.

Gjithashtu, në këtë periudhë pritet që të fillojnë punmet edhe për rekonstruimin e rrugëve dhe rrugicave tek vendbanimet Ramnishtë, Mehmed Begoski, deri tek Xhamija, hapësirë parkimi tek shkolla si dhe rekonstruimi i rrugës nga stadiumi deri tek Oreçki lag.

Një tjetër projekt i rëndësishëm në këtë komunë ështe edhe rekonstruimi i disa rrugicave në fshatin Pllasnicë e që janë përshkruar tashmë edhe në projekte dhe janë në fazën e fillimit të punimeve, njofton kështu kreu i komunës, Jaoski ndërsa shton se projekti për realizimin e punimeve tek vendbanimi Lisiçan gjithashtu është në fazë të fillimit ku përfshihet edhe punimi i disa rrugicave tjera që do të hapen e që ky projekt është në fazë fillestare por gjatë këtij viti pritet të realizohet.

Story i mëparshëm

El Salvador, hapet burgu me kapacitet prej 40 mijë personash

Story i radhës

Akuzat e opozitës për çështjen McGonigal, Rama: Tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman

Të fundit nga