Klubi më i trofeshëm në Kosovë, Sigal Prishtina, si gjithmonë synon titullin dhe Kupën e Kosovës.
Prishtinasit vazhdojnë me kapitenin Muhamedali Janjeva.
“Kapiteni prishtinas Muhamedali Janjeva vazhdon me kryeqytetin e basketbollit. Pas një viti me përvojën e kapitenit, ai vendosi të vazhdojë me skuadrën tonë.
Mujën e njohim për karakterin luftarak dhe për motivin që i jep skuadrës.
Janjeva nuk është i vetmi që do zyrtarizohet nga lojtarët vendor nga sezoni i kaluar, ditëve në vijim do të njoftoheni me vazhdimet e radhës të kontratave dhe nënshkrime të reja me lojtarë vendorë”, njofton KB Sigal Prishtina.