janevska permes arsimit dual me lehte deri te punesimi 682358be7dd54

Janevska: Përmes arsimit dual, më lehtë deri te punësimi

May 13, 2025
1 minut lexim

Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut krijon kuadro që i nevojitet ekonomisë, industrisë, tregtisë dhe madje administratës. Mirëpo ulja e numrit të popullsisë duke përfshirë edhe numrin e nxënësve dhe studentëve ka ndikuar që vendet e reja të punës të kenë mungesë të kuadrit adekuat në profile të caktuara. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska në Samitin e 14 “Maqedonia 2025” tha se arsimi dual është zgjidhja më e mirë për të përgatitur nxënësit për në tregun e punës.

“Jam veçanërisht e kënaqur që përgjegjësia sociale e kompanive po rritet dhe ato e kuptojnë se janë një hallkë e rëndësishme në sistemin arsimor dhe pa to, pa pjesëmarrjen e tyre në edukimin e të rinjve, shteti nuk do të ishte në gjendje të krijonte vende pune siç i presin. Një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit është arsimi i dyfishtë. Mbi 550 kompani pranojnë nxënës për trajnim praktik dhe ofrojnë mundësi për punësim pas marrjes së diplomës, sigurisht, nëse nxënësi nuk shpreh dëshirë për avancim të mëtejshëm akademik”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Panelistët në debatin “Edukimi i së ardhmes: ndërtimi i liderëve, mendimtarëve dhe inovatorëve” theksuan rëndësinë e infrastrukturës në Institucionet arsimore. Sipas tyre punonjësit në arsim përveç kushteve të duhura për punë duhet të motivohen edhe në aspektin financiar.

“Problemet jo gjithmonë dalin nga nxënësit, mësimdhënësit, profesorët dhe njerëzit që janë këtu për të zbatuar sistemin. Pjesa më e madhe prej tyre fatkeqësisht paguhen shumë dobët dhe sërish vijnë në punë, kryejnë detyrën e tyre dhe motivohen të kujdesen për gjeneratat e ardhshme”, u shpreh Clarisse Behar Molad, profesore.

Ministrja Janevska kujtoi se pagat e mësimdhënësve tashmë janë rritur për 12 % brenda 10 muajsh, ndërsa sipas marrëveshjes me SASHK-un gjatë mandatit qeveritar pritet të rritet deri në 60% në varësi të normës së inflacionit. Gjithashtu, parashikohen mundësitë për zhvillimin e karrierës dhe avancimin në tituj, si dhe për zhvillimin profesional përmes trajnimeve në tema të ndryshme./Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

ambasada e shba ve ne maqedoni me njoftim te rendesishem per ata qe duan te marrin vize 682358bb0885c
Story i mëparshëm

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni me njoftim të rëndësishëm për ata që duan të marrin vizë

ndermarrja e higjienes komunale e ka harruar matken e eperme 682358f5851f1
Story i radhës

Ndërmarrja e Higjienës Komunale e ka harruar Matkën e Epërme

Të fundit nga

ShkoLartë