Janevska: Marrim apele për ndihmë, të cilave u përgjigjemi menjëherë, të gjithë duhet të përfshihemi në ballafaqimin me pasojat nga tragjedia në Koçan

March 28, 2025
min lexim

Shkup, 28 mars – Pas tragjedisë në Koçan, deri tek Ministria e Arsimit nuk kanë arritur paralajmërime për ndonjë ngjarje të padëshiruar apo reagim të tipit si agresion, por ka apele për ndihmë dhe atyre po u përgjigjet menjëherë, në bashkëpunim me shërbimet profesionale.

Siç deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tragjedia që ndodhi është problem për të gjithë shoqërinë, ndërsa procesi i shërimit do të marrë kohë. Në ato duhet të përfshihen të gjithë, pa përjashtim, mësimdhënësit dhe shërbimet profesionale dhe prindërit, për të ndihmuar mbi të gjitha, të rinjtë.

“Fatkeqësisht, tragjedia është shumë e madhe. Atë që si institucion mundemi, e bëjmë menjëherë. Në të njëjtën ditë, ne dorëzuam protokolle, udhëzime dhe rekomandime si të veprohet nga aspekti psikologjik. Udhëzimet iu dërguan mësimdhënësve, shërbimeve profesionale dhe prindërve. Ky është një problem për tërë shoqërinë dhe nuk vlen vetëm për zonat e krizës, por prek të gjithë vendin. Prej këtu, të gjithë ne, me përgjegjësi të madhe, duhet të përfshihemi në përballimin ose shërimin e kombit, veçanërisht të rinjtë që janë më të prekurit, sepse janë më pak me përvojë dhe kanë vërtet nevojë për ndihmë dhe mbështetje. Apeli është dhe deri tek prindërit dhe deri tek mësimdhënësit dhe shërbimet profesionale ta marrin seriozisht aktivitetin e tyre në çdo pjesë të ditës dhe në çdo vend ku ndodhen nxënësit, pavarësisht moshës së tyre”, theksoi Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para promovimit të diplomimit dhe magjistraturës studentore të vitit akademik 2023/2024 në Universitetin e Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike.

MASH, shtoi ministrja, është në komunikim të vazhdueshëm me Odën e psikologëve dhe Institutin e psikologjisë, me Klinikën psikiatrike dhe me Kryqin e Kuq, ndërsa ndihmë të madhe merr dhe nga UNICEF.

“Të gjithë ata e kryejnë detyrën e tyre me së miri që munden. Kjo është diçka që do të marrë kohë dhe kjo është arsyeja pse të gjithë ne, deri në atë të fundit, duhet të përfshihemi për të ndihmuar të rinjtë të përballen me problemin, e me këtë rast duke dukuritë e padëshiruara – çdo lloj tipi të agresionit, potencimin e tragjedisë, pikëllimin për një kohë të gjatë,… Vazhdojmë të ruajmë organizimin, përfshijmë sa më shumë psikologë shkollorë, por edhe ky numër është i kufizuar. Trajnimi zhvillohet dhe në momentin e çdo thirrjeje për ndihmë reagojmë menjëherë me mbështetjen e institucioneve kompetente”, nënvizoi Janevska.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trendafilov sindikatat me 2 prill do te protestojne ne rruget e shkupit 67e6b3c3b1056
Story i mëparshëm

Trendafilov: Sindikatat më 2 prill do të protestojnë në rrugët e Shkupit

malaj zbulon biseden me deputetin socialist do te kete nje lufte mes grupeve ne ps 67e6b962b990b
Story i radhës

Malaj zbulon bisedën me deputetin socialist: Do të ketë një luftë mes grupeve në PS!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë