Nëse nuk gjendet gjuhë e përbashkët, Ligji i tërhequr për arsim të mesëm do të kthehet edhe pa dispozitën për intonimin e himnit shtetëror nëpër shkolla – tha Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Sipas saj, prioritet duhet të jenë reformat thelbësore në arsim që do të dalin nga dispozitat tjera, duke lënë hapësirë për diskutime mbi këtë temë.
Ministrja Janevska tha se qëllimi i nismës për intonimin e himnit nuk ka qenë nxitja e tensioneve ndëretnike, sic tha, ashtu sic ishte interpretuar nga BDI-ja.
“Fatkeqësisht BDI e shfrytëzoi këtë në mënyrën më adekuate për t`i futur problematikat politike dhe etnike në ligjin për arsim. Nuk do të lejoj që kjo të ndodh për shkak se ligji është tërhequr. Do të diskutojmë edhe pak mbi këtë temë, por nëse nuk gjejmë gjuhë të përbashkët, me rëndësi është të kalojnë reformat thelbësore në arsimin e mesëm dhe nëse është e domosdoshme, ligji do të kthehet pa atë dispozitë” – tha Ministrja Janevska.
Janevska realizoi takim me përfaqësues të Lidhjes së Nxënësve të Shkollave të Mesme dhe Trupit Kombëtar të Studentëve, ku njoftoi se nga sot janë paguar 120 milion denarë për NP të Transportit – Shkup, për transportin pa pagesë për studentët.
Ajo bëri të ditur se në fund të muajit do të publikohet shpallja për të gjithë librat për vitin e ardhshëm shkollor.
Me ndryshime të Ligjit të tërhequr për arsim të mesëm, paralajmëroi një model të ri mature, që këtë vit do të jepet në amfiteatrot e universiteteve.
Në MASH po bëhen edhe analiza për zgjerimin e shujtës studentore dhe rritjes së shumës në 160 denarë. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN