janevska angazhohemi per mesim ne nje turn ne te gjitha shkollat sepse permireson ndjeshem njohurite e

Janevska: Angazhohemi për mësim në një turn në të gjitha shkollat sepse përmirëson ndjeshëm njohuritë e nxënësve

May 12, 2025
min lexim

Shkup, 12 maj  – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, sot vizituan objektin rajonal të Shkollës Fillore “Vanço Përke” në vendbanimin Novo Sellë, ku pushteti lokal me mbështetjen e Ministrisë po investon në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe futjen e qëndrimeve të zgjatura.

“Investimi do t’i përgjigjet kërkesës së prindërve të nxënësve nga ky vendbanim, por do të realizojë edhe iniciativën e Qeverisë për futjen e mësimit me turne, përfitimet e së cilës i kam përmendur shumë herë më parë. Para së gjithash, do t’i mbajmë fëmijët më gjatë në shkollë, duke qenë se ata kanë 900 orë më pak në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre evropianë, ata do të shoqërohen më shumë dhe do të përmirësojnë ndjeshëm njohuritë e tyre. Puna me një turn zgjidhet edhe sfidën me tepricën e mësimdhënësve, të cilët mbeten të punojnë me nxënës përmes aktiviteteve shtesë” theksoi Janevska.

large

Ministrja gjithashtu theksoi se përfitim i rëndësishëm i funksionimit me një turn është ulja e kostove të funksionimit të objekteve shkollore ndërsa mjetet e kursyera do të mund të alokohen për qëllime të tjera të dobishme. Në këtë, siç potencoi Janevska, duhet të kontribuojnë edhe udhëheqësitë e shkollave, në vend që të keqpërdorin resurset, duke theksuar rastin e drejtorit të shkollës në Strumicë, i cili kishte lejuar organizimin e mbledhjeve partiake nëpër klasa në orët e vona, duke menduar se do të kalojë pa u vënë re.

Ajo gjithashtu informoi se 150 shkolla në vend kanë mësim me një turn dhe synohet që të gjitha të bëjnë një gjë të tillë. Edhe pse shkollat janë nën juridiksionin e komunave, ato në të ardhmen do të kenë mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

“Në vend janë ende 245 shkolla me mësim në dy turne dhe aktualisht jemi duke analizuar kushtet për të parë më saktë se me ç’farë investimesh mund të krijojmë kushte për mësim me një turn. Në disa vende duhet të ndërtohen klasa të reja, diku hapësirat vetëm do të mund të përshtaten ndërsa në disa vende, duhet të ndërtohen objekte krejtësisht të reja. Përmbledhur sipas llogaritjeve të përafërta, na duhen rreth 300 klasa të reja”, theksoi Janevska.

Për të realizuar procesin, theksoi se nevojiten mjete dhe kohë, por shprehu besimin se në disa vite kalendarike qëllimi do të realizohet.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

rigjykimi per spitalin modular vendimi do te merret me 16 maj familjaret kerkojne te denohen fajtoret e vertete 6821eb525d39d
Story i mëparshëm

Rigjykimi për Spitalin Modular, vendimi do të merret më 16 maj – familjarët kërkojnë të dënohen fajtorët e vërtetë

perfundon numerimi ne cerrik partia socialiste fiton me diference te thelle ndaj pd 6821f0a520a57
Story i radhës

Përfundon numërimi në Cërrik, Partia Socialiste fiton me diferencë të thellë ndaj PD

Të fundit nga

ShkoLartë