Janë tri lloje dashurish

December 16, 2022
1 minut lexim

Në jetën tonë ne biem në dashuri e më pas ndahemi ndonjëherë për t’u bashkuar sërish me këtë person Shumë persona hyjnë në jetën tonë për të na bërë të përjetojmë ulje dhe ngritje emocionale që nuk mendim kurrë se mund të ndodhnin.

Psikologët thonë se një person mund të bjerë në dashuri 3 herë dhe çdo eksperiencë është e ndryshme.

1. Dashuria e përrallave

Ne biem në dashuri kur jemi akoma të rinj. Na duket si ajo lloj ndjenje që kemi lexuar nëpër përralla dhe mendojmë se do zgjasë përjetë.

Refuzojmë t’ia vëmë veshin problemeve të vogla dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë principet tona për hir të kësaj, por thellë e dimë se gjërat nuk janë siç duhet.

Një dashuri e tillë na mëson se ta shohim partnerin ashtu siç është, do na hapë probleme më të thella në lidhje.

2. Dashuria e ndërlikuar

Dashuria e dytë e jetës sonë është ajo më e ndërlikuara. Të bindur se kemi fituar eksperiencë nga dashuria jonë e parë, zgjedhim një partner komplet ndryshe nga i pari.

Kjo lloj dashurie zakonisht ndodh në kohët e gjimnazit ose të shkollës së lartë. Ka të ngjarë që nga kjo lidhje të përfundojmë të manipuluar, të gënjyer dhe të lënduar. Kur kthehet në zhgënjim kuptojmë se momentet e lumturisë do harrohen shumë shpejt.

Një dashuri e tillë na mëson se është e rëndësishme që edhe të na duan mbrapsht.

3. Dashuria “e pjekur”

Pasi kemi pritur shumë ajo më në fund shfaqet. Kjo lloj dashurie nuk është perfekte por karakterizohet nga ndjenja të vërteta. Është diçka që nuk mund të shpjegohet me fjalë.

Kjo është koha kur ne e pranojmë dhe e duam partnerin tonë ashtu siç është.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Banorët në lot, sulmet shkatërruese në Ukrainë nuk kursejnë asgjë

Story i radhës

Edhe pse e paralajmëruar deri në fund të vitit, kontrata kolektive nuk është nënshkruar – Kush e ka fajin?

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë