jane te rreme alarmet per bomba ne shkollat e shkupit 63e2fc53a3cf0

Janë të rreme alarmet për bomba në shkollat e Shkupit

February 8, 2023
1 minut lexim

Alarmet për gjoja vendosje të mjeteve shpërthyese  janë të rreme në shkollat në Shkup, përfunduan të gjitha kontrollet e nevojshme, informon sonte Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga atje theksojnë se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me raportimet e sotme nga 38 shkolla fillore dhe nëntë të mesme në Shkup pas mesazheve të marra në adresat elektronike me kërcënim për vendosje të mjetit  shpërthyes, dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.

“Menjëherë pas kallëzimeve të marra, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të objekteve, ndërsa pastaj janë kryer edhe kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, theksojnë nga MPB-ja.

MARKETING

RENT A CAR

momenti ku nje familje shpetohet nga rrenojat pas 40 oresh ne siri 63e2ea5d16635
Story i mëparshëm

Momenti ku një familje shpëtohet nga rrënojat pas 40 orësh në Siri

mbyten 6 persona pasi varka me te cilen po lundronin permbyset ne brigjet e rio de zhaneiros 63e330adb38a1
Story i radhës

Mbyten 6 persona pasi varka me të cilën po lundronin përmbyset në brigjet e Rio de Zhaneiros

Të fundit nga

ShkoLartë