jane paguar 224 748 332 denare per 7 826 persona per masen 1 9 per prodhimin e realizuar te pemeve per vitin 2024 6807a96484cc8

Janë paguar 224.748.332 denarë për 7.826 persona për masën 1.9 për prodhimin e realizuar të pemëve për vitin 2024

April 22, 2025
1 minut lexim

Shkup, 22 prill – Janë paguar 224.748.332 denarë për 7.826 persona për masën 1.9 për prodhimin e realizuar të pemëve për vitin 2024

Pagesa e rregullt e subvencioneve mbetet prioritet i Ministrisë.

Sot është realizuar pagesa në vlerë prej 224.748.332,00 denarë për 7.826 përfitues.

Kjo pagesë i referohet mbështetjes shtesë direkte për prodhimin e realizuar të pemëve, masa 1.9 – Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.8, për prodhimin e realizuar të pemëve nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë të mbjella sipërfaqe me këto lloje pemësh: mollë, kumbull, pjeshkë, vishnje, qershi, kajsi, dardhë, mollë japoneze, lajthi, arrë, bajame dhe shegë, ndërsa prodhimi i realizuar është dorëzuar tek blerës të regjistruar, përfshirë edhe kulturat e prodhuara për kapacitetet e veta përpunuese, për nevoja shtëpiake apo të shitura në treg.

Kujdesin ndaj bujkut vazhdojmë ta tregojmë me vepra.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

vlera e shportes minimale ne muajin prill ka qene 62 691 denare 6807a964588cf
Story i mëparshëm

Vlera e shportës minimale në muajin prill ka qenë 62.691 denarë

kandidate ne listen e mbyllur te pd ne tirane mesila doda presim rezultat shume te mire pdiu merr 4 5 mandate 6807aec322672
Story i radhës

Kandidate në listën e mbyllur të PD në Tiranë! Mesila Doda: Presim rezultat shumë të mirë, PDIU merr 4-5 mandate

Të fundit nga

ShkoLartë