Janë paguar 139.965.962,00 denarë për 3.420 persona, Mbështetje financiare për prodhimin dhe shitjen e grurit të realizuar

November 27, 2024
1 minut lexim

Fermerët po marrin paratë e tyre pa vonesa.

Sot u krye pagesa për 3.420 persona me një shumë totale prej 139.965.962,00 denarë për masën 1.3 Mbështetje financiare për prodhimin dhe shitjen e grurit të realizuar, nga Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për zbatimin e fondit intervenues për bujqësi për vitin 2024.

Përfitues të këtyre mjeteve janë ekonomitë bujqësore që paraprakisht kanë paraqitur kërkesë për pagesa direkte sipas sipërfaqes së punueshme bujqësore me kultura drithërore – grurë (kërkesë për subvencione për sipërfaqe të mbjella dhe të korrura me grurë, nënmasë 1.1) dhe prodhimin e realizuar e kanë shitur te një blerës i regjistruar gjatë periudhës 15 qershor deri më 5 shtator 2024.

Gjithashtu, përfitues janë edhe ekonomitë bujqësore që grurin e prodhuar e përdorin për nevojat e kapaciteteve të tyre përpunuese, të regjistruara në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Shuma e mbështetjes financiare është 3 denarë për kilogram.

Përkujdesja ndaj fermerëve vazhdon.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulejmani nga VLEN: Nuk po largohen shqiptarët nga puna! Janë të punësuar në mënyrë të paligjshme dhe u janë shkëputur kontratat

Story i radhës

Rast i rëndë në Burgun e Dubravës, i burgosuri 20-vjeçar dhunohet seksualisht nga dy të burgosur

Të fundit nga

ShkoLartë