Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj e quan ‘shtëpi budallenjsh’ qeverisjen e Albin Kurtit.
Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 përmendi disa gabime të qeverisë që sipas tij janë edhe investimet kapitale.
Më tej ai tha se në kjo qeveri nuk e kupton as përgjegjësinë që ka, raporton Gazeta Express.
“Qeverisja është në një trend të përkeqësimit të vazhdueshëm. Psh, me tregu se çka i ka ndodh ekonomisë tonë, duhet veç me u ndalë tek investimet kapitale. Nga 704 milionë euro të destinuara për investime kapitale, janë realizu vetëm 79 milionë. Kjo tregon çka i ka ndodh Kosovës. Mbi 600 milionë pare nuk janë angazhu në ekonomikë. Parja e paangazhuar në ekonomi devalvohet për shkak të rritjes së çmimeve. Këto 600 milionë të devalvume zbresin në 400 milionë vlera e tyre, nëse s’kanë hy në punë me kohë, për shkak të rritjes së kostos.
Nëse i shohim të gjitha këto çështje, gabime vërtet të rrezikshme që i ka ndodh ekonomisë tonë, s’kemi se si me u habit, kam thënë dikur që vërtet kemi të bëjmë me një shtëpi budallë, pra në VV, në Qeveri, të cilët nuk e kuptojnë as përgjegjësin e tyre, kjo është shkelje ligjore”, tha Haradinaj.