“Janë në panik”, veprimtari nga Gjermania ‘godet’ PAN-in – ua përmend këto gjëra nga e kaluara!

October 26, 2024
min lexim

Zgjedhjet e reja parlamentare po afrohen, derisa partitë politike kanë filuar parafushatat e tyre zgjedhore.

Gjithashtu, temë janë edhe “vijat e kuqe” të partive politike për koalicionet e mundshme.

Deri tani, nuk ka koalicion tjetër të zyrtarizuar, përvecc AAK-Nisma, mirëpo që opozita duket se është bërë bashkë kundër partisë në pushtet, LVV.

Këtë e konfirmoi ditë më parë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Ai bëri të se partitë opozitare të vendit kanë biseduar me njëra-tjetrën që të mos bëjnë koalicione me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila tashmë është në krye të vendit duke qeverisur.

“Ka dakordancë që nuk shkojmë me LVV-në”, ka thënë Tahiri.

E në lidhje me ‘bashkimin’ e opozitës kundër LVV-së, ka folur në një bashkëbisedim me “Bota sot”, veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.

Si fillim, ai vlerësoi se është e sikletshme se si eksponentët e PAN-it, përkatësisht Besnik Tahiri po organizon fushatën që ka synim kthimin e “bandave në pushtet”.

Por, në një pikë, potencoi se PAN nuk e do LDK brenda koalicionit, por vetëm numrat e saj iu nevojiten për planin e tyre.

Image

Idriz Zeqiraj.

“Është e sikletshme të analizosh informacionet e eksponentëve të partive-banda të PAN-it. Synimi i tyre para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës ka qenë pushteti, qoftë edhe me dhunë e përgjakje. Kreu i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, edhe pas gjysmë-shekulli krime dhe hajni nga PAN-i, pjesë e tij është partia e tij, ka fytyrë të organizojë fushatën për kthimin e bandave në pushtet.

Mbrojtësi i krimit dhe të kriminelëve, Tahiri, zbulon se “partitë opozitare të vendit kanë biseduar me njëra-tjetrën, që të mos bëjnë koalicione me Lëvizjen Vetëvendosje”. Bojkoti është mënyra më e keqe, për të ardhur ke pushteti. Në fakt, ai nuk e do as LDK-në brenda, sepse i donë vetëm “komandantët” pa ushtarë të PAN-it në pushtet! Por, është i vetëdijshëm se pa numrat e LDK-së, nuk e realizojnë poshtërsinë e planifikuar”.

Krahas kësaj, tha se AAK, PDK e NISMA janë në panik, pasi e dijnë se i pret humbja e radhës në zgjedhjet e ardhshme.

Zeqiraj e bëri një dallim të LDK-së nga këto parti, duke përmend disa reforma.

“Kjo dëshmon se eksponenti i AAK-së, Tahiri, së bashku me PAN-in e tij, janë në panik, në pritje të humbjes së radhës. Prandaj, kanë sforcuar, qoftë edhe artificialisht dhe me afera të sajuara, parafushatën të nismuar jashtëligjshëm, ende pa u hapur ligjërisht fushata. Nëse LDK-ja i filloi dhe i bëri disa nga reformat e premtuara, PAN-i, respektivisht, subjektet politike PDK-AAK-NISMA, as që e filluan asnjë reformë. Gjithçka mbeti si më parë, me krime, hajni, haraç masiv, zhvatje zyrtare të buxhetit shtetëror, përrmes makro-falsifikimit të “Dëshmive të Veteranit”, duke tejkaluar shifrën e 40 mijë “veteranëve” të rremë, shumësia e të cilëve PAN-i i bëri klientelë partiake të tij në proceset votuese zgjedhore”, nënvizoi ai.

Më tej, publicisti radhiti disa nga arsyjet se pse partitë e PAN-it e duan një rikthim të domosdoshëm në pushtet.

“Thënë troç, “komandantët” pa ushtarë të PAN-it, nuk e durojnë opozitarizmin dhe duan pushtet, madje pa i zgjedhur mjetet dhe metodat. Paniku i humbjes është tmerrues. Përveç mungesës të pushtetit, rrjedhimisht, të zhvatjeve, hajnive zyrtare, disa procese të filluara, si përmirësimi i sistemit të drejtësisë, përmes VETTING-ut dhe verifikimi i pronave, pasurisë pa mbulesë reale. Është pikërisht makro-hajnia e “komandantëve” PAN-istë, me bandat e tyre, që sunduan për dy dekada radhazi, që ka bllokuar ndër vite Vettingun dhe reziston ta dështojë atë dhe nismat tjera ligjore, të cilat kërkon t`i realizojë qeveria aktuale e LVV. Dhe, është kjo arsyeja tjetër, që eksponenti markant i PAN-it, Besnik Tahiri, që ngulmon, madje me çdo kusht, kthimin në pushtet. Dhe, në vend të bllokimit që u kanë bërë proceseve, të nismuara nga pozita aktuale, me ardhjen e opozitës në pushtet, t`i heshtë dhe zhbëjë proceset në fjalë. Veç kësaj, tashmë, Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka siguruar prova dhe fakte, duke hartuar dosje faktike, për krimet serike ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Krimet numerike, gjithsesi duhet të kenë edhe përmasën e përgjegjësisë, në raport me shumësinë e viktimave, tërësisht, të pafajshme”, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Meta e Berisha në arrest, Rama nga SHBA: Koha kur partia në pushtet orientonte drejtësinë ka marrë fund

Story i radhës

Çfarë do të thotë “Touch Starvation” dhe si ndikon në mirëqenien tuaj?

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë