Ndryshku në thika më së shpeshti grumbullohet për shkak të rafteve prej druri në të cilat ato qëndrojnë
Shumë njerëz i vendosin në një raft menjëherë pas larjes, dhe sa herë që e bëni këtë, lagështia nga thika qëndron mbi të dhe pjesërisht kalon mbi dru. Dhe këtu fillon procesi i ndryshkjes.
Thikat, gjithashtu mund të ndryshken nëse thjesht i lini të qëndrojnë të lagura, prandaj mbi to shfaqen shpesh njolla të ndryshkut sipërfaqësor.
Nëse ato janë tashmë të ndryshkura, mos u shqetësoni. Pak lëng limoni do të pastrojë ndryshkun nga thika sa hap e mbyll sytë.
Mund të përdorni lëng limoni të freskët ose të blini në dyqan tashmë të shtrydhur në ambalazhe plastike.
Gjithçka që duhet të bëni është t’i zhysni thikat në lëng limoni dhe t’i lini të qëndrojnë derisa të shihni se e gjithë masa e ndryshkut është zhdukur.
Do të ishte ideale t’i vendosni në një tas të cekët në të cilin keni shtrydhur ose shtuar lëng limoni.